BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
 
Gjendeni këtu: OMERIKA2014
 
 

Bienalja e II-të e Kolonisë Ndërkombëtare të Piktorëve “OMERIKA 2014”

Për të dytën herë me radhë, në ambientet e Galerisë së Kolegjit ILIRIA në Prishtinë, u mbajt ceremonia përmbyllëse e Bienales së II-të të Kolonisë  Ndërkombëtare të Piktorëve “OMERIKA 2014”, e organizuar për nder të piktorit të madh shqiptar me famë botërore Omer Kaleshi, i cili jeton dhe krijon në Paris.

Në këtë ngjarje, të organizuar dhe e financuar nga Kolegji ILIRIA, përveç piktorit  Omer Kaleshi (Francë) për ditë me radhë (11-20 Shtator, 2014) piktorë ndërkombëtar realizuan gjithsej 48 piktura, të cilat u ekspozuan në ceremoninë përmbyllëse dhe të cilat do të mbesin në Galerinë e Përhershme të Kolegjit ILIRIA. Piktorët pjesëmarrës në këtë koloni ishin: Bernhard HOLLEMANN (Austri), Liz BAERLEIN (Gjermani), Thuraya AL BAQSAMI (Kuvajt), Nilϋfer ERKAN (Turqi),  Hasan NALLBANI (Shqipëri), Ilija SPASOVSKI(Maqedoni), Simonida FILIPOVSKA (Maqedoni), Reshat AHMETI (Maqedoni), Osman DEMIRI (Maqedoni), Pavle KUZMANOSKI (Maqedoni), Zake PRELVUKAJ (Kosovë), Veli BLAKÇORI (Kosovë), Musa KALAVESHI (Kosovë), Eshref QAHILI (Kosovë), Bardha BUZA (Kosovë), Emine KRASNIQI (Kosovë), Shqipe MEHMETI (Maqedoni), Refki GOLLOPENI(Kosovë).

E pranishme speciale në këtë ngjarje ishte Shkëlqesia e Saj, Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës Znj. Songül Ozan, e cila përshëndeti iniciativën e Kolegjit ILIRIA për një projekt kaq të veçantë për artin si dhe vuri theksin mbi bashkëpunimin e suksesshëm mes Kolegjit ILIRIA, Asociacioneve dhe Universiteteve të Turqisë. 

Në këtë rast, të gjithë piktorëve dhe kontributorëve për realizimin e kësaj iu dhurua simboli i Prishtinës “Hyjnesha në fron” si dhe mirënjohje të veçanta për angazhime në këtë koloni.

Në anën tjetër, piktorët ndërkombëtarë, pjesëmarrës në këtë koloni, u shprehën tejet të afruar me Kosovën dhe me aspektet artistike të saj, duke gjetur mundësinë e veçantë të shkëmbimit në aspektet kulturore me artistët vendas dhe kulturën e vendit.
Ekspozita e Bienales së II-të të Kolonisë të Ndërkombëtare të Piktorëve “Omerika 2014” dhe Galeria Omer Kaleshi do të mbetet e hapur për ditë me radhë, që të gjithë dashamirët e artit të kenë mundësinë të shohin punimet e realizuara nga artistët ndërkombëtar.

Omer KALESHI (Francë)
Liz BAERLEIN (Gjermani)
Bernhard HOLLEMANN (Austri)
Thuraya Al BAQSAMI(Kuwait)
Nilüfer ERKAN (Turqi)
Musa KALAVESHI(Kosovë)
Hasan NALLBANI (Shqipëri)
Veli BLAKÇORI (Kosovë)
Refki GOLLOPENI(Kosovë)
Reshat AHMETI (Maqedoni)
Ilija SPASOVSKI(Maqedoni)
Pavle KUZMANOSKI (Maqedoni)
Simonida FILIPOVSKA(Maqedoni)
Osman DEMIRI(Maqedoni)
Zake PRELVUKAJ(Kosovë)
Agron MULLIQI (Kosovë)
Shqipe KRASNIQI (Kosovë)
Bardha BUZA (Kosovë)
Eshref QAHILI (Kosovë)
Veton GUSIA(Kosovë)
Emine KRASNIQI (Kosovë)
Untitled Document
Student Information System Login
 

toeic_412578405.png

Publikimet & Njoftimet