BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Aktivitetet
 
 
Kolegji ILIRIA institucioni i parë privat i Arsimit të Lartë në Kosovë  i mbështetur nga USAID

Kolegji ILIRIA institucioni i parë privat i Arsimit të Lartë në Kosovë i mbështetur nga USAID

Në Kolegjin ILIRIA është zhvilluar ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit mes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e përfaqësuar nga drejtoresha e USAID znj. Maureen Shauket dhe Kolegjit ILIRIA, me qëllim të fuqizimit të cilësisë së Arsimit të Lartë në Kosovë, duke zgjeruar trajnimin për shkathtësi praktike në nivelin master duke përfshirë identifikimin e mundësive profesionale për studentët dhe përmirësimin e kapaciteteve hulumtuese akademike.

Nga Kolegji ILIRIA, kjo mbështetje nga USAID është cilësuar si një kontribut shumë i rëndësishëm në procesin e zhvillimit të sistemit të Arsimit të Lartë në Kosovë. Duke u shprehur pozitiv mbi rezultatet e pritshme të marrëveshjes, USAID është përgëzuar edhe mbi atë që ky mision ka përzgjedhur që Kolegji ILIRIA, të jetë institucioni i parë Privat i Arsimit të Lartë në vend i cili përfiton nga aplikimi i këtij programi.

Znj. Maureen Shauket, drejtoreshë e misionit të USAID, në fjalën e saj të rastit, u shpreh tejet e entuziazmuar që ky program po inicion dhe po krijohen rrugë dhe mundësi të reja në sferën e edukimit ligjor dhe aplikimit të aspekteve praktike të sistemit juridik të barabartë dhe transparent.

USAID synon të ndihmojë Kolegjin ILIRIA në themelimin e Zyrës së Studimeve Juridike Klinike duke përfshirë dhënien në dispozicion të ekspertizës së ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar të Programit për Juristët në Kosovë dhe Qendrës Kombëtare për Gjykatat Shtetërore.

Nga aplikimi i këtij programi, USAID synon të mbështesë zhvillimin dhe fuqizimin e Qendrës për Shërbime të Studentëve të Kolegjit ILIRIA  nëpërmjet një rishikimi dhe rekomandimeve mbi strukturën e kësaj qendre.

Po ashtu, përmes këtij programi synohet të mbështetet Kolegji ILIRIA në organizimin e paneleve profesionale për të informuar studentët mbi perspektivat dhe mundësitë për karrierë; ndërtimin mbi infrastrukturën ekzistuese hulumtuese të këtij kolegji, për të fuqizuar kapacitetet e veta hulumtuese akademike dhe nëse është e mundur, të sigurohet punë praktike për studentët e institucionit.

foto galeria