BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Aktivitetet
 
 
Panel Profesional në Qendrën për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve, pranë Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë

Panel Profesional në Qendrën për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve, pranë Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë

Në kuadër të projetit për themelimin dhe zhvillimin e Zyrës për Studime Klinike pranë Kolegjit ILIRIA e financuar dhe mbështetur nga USAID dhe implementuar fuqishëm nga NCSC  më 31 Janar 2014, NCSC monitoroi një vizitë studimore/panel professional në Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve (Qendra ZAK), Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, me studentët e Kolegjit ILIRIA/Klinika Juridike Civile. Qëllimi I vizitës/panelit profesional, siç parashihet në sillabus  ka qenë të ndihmojë studentët në rritjen e nivelit të njohurive dhe të kuptuarit të arbitrazhit dhe zgjidhjen alternative të kontesteve. Studentët u mirëpritën nga z.David Greer, Shef i Zyrës, CLE-USAID,  dhe z.Visar Ramaj, Sekretar I Përgjithshëm I Qendrës për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve (Qendra ZAK), Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ku studentët u përfshinë në një sesion pyetje/përgjigje me panelistët.