BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Aktivitetet
 
 
Takimi incijues me Harold D. Dampier, Jr. Shef i Zyrës së NCSC

Takimi incijues me Harold D. Dampier, Jr. Shef i Zyrës së NCSC

Në vizitën dhe takimin që z. Harold D. Dampier Jr. – Shef i zyrës së NCSC bëri në Kolegjin ILIRIA ai u informua rreth aktiviteteve, arritjeve dhe nevojave
të këtij institucioni.

z. Dampier në takim me menaxhmentin e Kolegjit ILIRIA hapi në diskutim idenë për themelimin e Qendrës për Studime Klinike në Kolegjin ILIRIA si instrument për avancimin e arsimit ligjor klinik përmes së cilit do të mund të zhvilloheshin programe klinike. Kjo zyre sipas tij do të ndihmonte koordinimin e menaxhmentit të programeve klinike veçanërisht në të drejtën civile.

Menaxhmenti i Kolegjit ILIRIA në këtë takim u shpreh afirmativ ndaj propozimit për hapjen e një qendre të tillë dhe i siguroj përfaqësuesit të lartë nga NCSC që institucioni do të përkrahë maksimalisht inicimin dhe aplikimin e propozim programit.

foto galeria