BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Aktivitetet
 
 
"Të shkruarit si një avokat" - Panel profesional me avokatin Emrush Kastrati

"Të shkruarit si një avokat" - Panel profesional me avokatin Emrush Kastrati

Më 13 janar 2014, NCSC/ PJK, Qendra për Zhvillim të Karrierës dhe Zyra për Studime Klinike organizuan një panel profesional/klinika ligjore civile me studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit ILIRIA me temën: Shkrimi ligjor/të shkruarit si një avokat.
Paneli u organizua në Zyrën për Studime Klinike në koordinim me Qendrën e Karrierës të Fakultetit Juridik të Kolegjit ILIRIA. Paneli u moderua nga avokati Emrush Kastrati, i pari avokat i ftuar për klinikën juridike civile dhe në bashkëpunim me profesorin e lëndës klinika juridike civil, avokatin Hamdi Podvorica.

Qëllimi i këtij paneli, ashtu siç është paraparë edhe në syllabusin e klinikës juridike civile për nivelin master, ishte tu ndihmohet studentëve të nivelit master të rrisin nivelin e të kuptuarit të njohurive për metodologjitë e shkrimit si një avokat, dhe të mësojnë nga rastet praktike si shkruhet një parashtrese, padi, ankese apo aktet tjera ligjore. Në këtë panel morën pjesë 44 studentë nga fakulteti Juridik i Kolegjit ILIRIA nga të cilët 22 femra dhe 22 meshkuj.

foto galeria