BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Aktivitetet
 
 
"Intervistimi dhe Negocimi Avokat-Klient" Panel profesional me avokaten Nexharije Hoti dhe profesorin Hamdi Podvorica

"Intervistimi dhe Negocimi Avokat-Klient" Panel profesional me avokaten Nexharije Hoti dhe profesorin Hamdi Podvorica

Më 20 janar 2014, NCSC, Qendra për Zhvillimin e Karrierës dhe Zyra për Studime Klinike e Kolegjit ILIRIA organizuan një Seancë të Panelit Profesional / Klinika e të Drejtës Civile me studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit ILIRIA me
temën: Intervistimi dhe negocimi Avokat-Klient.

Paneli u udhëhoq nga avokatja Nexharije Hoti, ligjëruesi i dytë mysafir për këtë klinikë juridike u organizua në bashkëpunim me profesorin e klinikës juridike Hamdi Podvorica. Synimi i panelit, siç edhe parashihet në plan program, ka qenë të ndihmohen studentët për rritjen e nivelit të njohurive dhe kuptimin e intervistimit dhe negocimit me klientin.

Studentët kanë qenë shumë aktiv dhe kanë bashkëpunuar duke bërë pyetje, dhe duke dhënë komente në këtë temë. Në këtë panel morën pjesë 37 studentë, nga të cilët 14 ishin femra dhe 23 ishin meshkuj.

foto galeria