BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Aktivitetet
 
 
NCSC/PJK, Zyra për Studime Klinike dhe Qendra për Zhvillimin e Karrierës e Kolegjit ILIRIA organizuan një tjetër Diskutim të Panelit Profesional

NCSC/PJK, Zyra për Studime Klinike dhe Qendra për Zhvillimin e Karrierës e Kolegjit ILIRIA organizuan një tjetër Diskutim të Panelit Profesional

Më 28 shkurt 2014, NCSC/PJK, Qendra për Zhvillimin e Karrierës (QZHK) dhe Zyra për Studime Klinike (ZSK) e Kolegjit ILIRIA organizuan një tjetër diskutim të panelit profesional për studentë për: Rëndësinë e etikës në profesionin juridik. Synimi i këtij paneli ishte të ndihmojë studentët të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të kuptuarit për rëndësinë e etikës në profesionin juridik.

Paneli u udhëhoq nga Eksperti i PJK-së Peter Lindau. Pas një hyrje të shkurtër studentët u angazhuan në një seancë pyetje/përgjigje me z. Lindau.

foto galeria