BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Aktivitetet
 
 
Studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit ILIRIA pjesë e workshop-it "Përgatitja e Rastit në Arbitrazh" të organizuar nga ACHCK

Studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit ILIRIA pjesë e workshop-it "Përgatitja e Rastit në Arbitrazh" të organizuar nga ACHCK

Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Kolegjit ILIRIA dhe Odës Ekonomike Amerikane - Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve, qëllimi i të cilit Memorandum qëndron në fuqizimin e mësimit klinik në fushën e Arbitrazhit dhe Ndërmjetësimit dhe në ambientin akademik.

Prodekanja e Fakultetit Juridik- Koordinatore e Zyrës për Studime Klinike- znj.Ibrahimi, së bashku me studentët e Fakultetit Juridik, ishin pjesë e workshop-it me titull `` Përgatitja e Rastit në Arbitrazh ``, të organizuar nga ACHCK.

Pjesë e tryezës ishin, përfaqësues të Universiteteve dhe të komunitetit të Biznesit së Kosovës. Diskutimi ishte i hapur, me këtë rast studentët e Kolegjit ILIRIA, shprehën interesimin me anë të pyetjeve dhe komenteve për hapat e mëtutjeshëm në fushën e Arbitrazhit dhe Ndërmjetësimit.