BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Aktivitetet
 
 
Kolegji ILIRIA ndan bursa për studentët pjesëmarrës në garën ndërstudentore në Arbitrazh

Kolegji ILIRIA ndan bursa për studentët pjesëmarrës në garën ndërstudentore në Arbitrazh

Me rastin e vizitës së Drejtoreshës së DLA Piper znj. Lisa R. Dewey dhe avokates Mary Gately, NCSC dhe Kolegji ILIRIA organizuan një aktivitet të përbashkët në të cilin morën pjesë studentët pjesëmarrës në garën për simulim në fushën e Arbitrazhit, përfaqësues të NCSC, AmCHAM si dhe prodekanja e Fakultetit Juridik znj Ibrahimi.

Avokatët probono diskutuan së bashku me studentët rastin e përgatitur për smilum në Arbitrazh. Ata u ndanë të befasuar me entuziazmin e studentëve për simulimin e realizuar dhe vullnetin e tyre për kontinuitetin e përgatitjeve në simulimet e ardhshme. Organizimin e garës e mbështeti partneri bashkëpunues i Kolegjit ILIRIA, Oda Ekonomike Amerikane  - Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve. Me këtë rast znj. Ibrahimi, studentëve pjesëmarrës u ndau bursa studimore dhe ju sigurojë se edhe në të ardhmën Kolegji ILIRIA do t`i mbështesë edhe në aktivitetet e tjera garuese.

foto galeria