BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Aktivitetet
 
 
Zyra për Studime Klinike e Kolegjit ILIRIA organizoi edicionin e dytë të garës në arbitrazh

Zyra për Studime Klinike e Kolegjit ILIRIA organizoi edicionin e dytë të garës në arbitrazh

Për nderë të Ditës së Kushtetutës së Rrepublikës së Kosovës, Zyra për Studime Klinike e Kolegjit ILIRIA organizoi Garën e Simulimit në Arbitrazh. Në garë morën pjesë, studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit ILIRIA të cilët janë përgatitur për të prezantuar rastin e simuluar në fushën kontraktore para Tribunalit të Arbitrazhit dhe pranë trupit të Arbitrave: Prof Hamdi Podvorica, Visar Ramaj dhe Shpresa Ibrahimi.

Studentët edhe një herë dëshmuan aftësitë praktike të fituara gjatë studimeve pranë Kolegjit ILIRIA dhe kompetencën që në të ardhmën t`i shërbejnë edhe sistemit të drejtësisë së Kosovës me profesionalitet dhe paanshmëri. Në këtë simulim morrën pjesë Presidenti i Kolegjit ILIRIA, mësmdhënës dhe studentë, me këtë rast Presidenti i Kolegjit ILIRIA, mbështeti studentët me bursa studimore. Njëherit Prodekanja e Fakultetit Juridik znj.Ibrahimi garantojw në vazhdimin e garave simuluese pranë Arbitrazhit dhe Gjykatave.

foto galeria