BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Kolegji ILIRIA në kuadër të Javës kundër Korrupsionit organizoi ligjeratë me temë “Lufta kundër Korrupsionit”

Kolegji ILIRIA në kuadër të Javës kundër Korrupsionit organizoi ligjeratë me temë “Lufta kundër Korrupsionit”

Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës, në kuadër të aktivitetit “Java e luftës kundër Korrupsionit”, oranizuan ligjeratë me temën “Lufta kundër Korrupsionit”.

Ligjerata tematike pati për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për luftimin e korrupsionit, si dhe vetëdijësimin për rolin e secilit në luftën kundër përhapjes së korrupsionit.

Sot korrupsioni paraqet formë kriminale të realizimit të interesave private për vete apo për personin tjetër, përmes keqpërdorimit të autorizimeve publike.

Korrupsioni paraqet një shqetësim të përbashkët për të gjithë botën, ku më shumë i përhapur, ku më pak. Shpesh përkufizohet edhe dukuri patologjike që arrin të shtrembërojë edhe sistemet e shteteve.

Kolegji ILIRIA vazhdimisht mbështet dhe organizon aktivitete që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

foto galeria