BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Projekti SAHR - Erasmus+, në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë

Projekti SAHR - Erasmus+, në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë

Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim Ekonomik dhe Social (CESD), vazhdimisht janë pjesë e projekteve të financuara nga Komisioni Evropian, Programi Erasmus+.

Së fundmi studentët e Kolegjit ILIRIA morën pjesë edhe në projektin SAHR, në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ky projekt u zhvillua në bashkëpunim me partnerë nga vende të ndryshme të Evropës si: Shqipëria, Italia, Spanja, Mali i Zi, Greqia, Estonia, Letonia, Bullgaria, Rumania, etj.

Gjatë projektit pjesëmarrësit patën mundësinë të fitojnë njohuri në lidhje me diversitetin dhe gjithëpërfshirjen.

Projektet që zhvillohen në kuadër të Programit Erasmus+, ofrojnë mundësi të rinjve të ndajnë eksperiencat dhe mendimet e tyre personale në një mënyrë më të qëndrueshme.

Përmes projekteve të financuara nga Komisioni Evropian, studentët, të rinjtë dhe pjesëmarrësit përfitojnë shumë nga trajnimet dhe vizitat në shtetet evropiane, duke njohur kultura të ndryshme, zhvilluar aftësitë ndërpersonale dhe të komunikimit.

Ftohen studentët dhe të gjithë të interesuarit të bashkangjiten dhe të përfitojnë nga mundësitë që ofrohen nga Programi Erasmus+, në Kolegjin ILIRIA dhe CESD.

Mos hezitoni të na kontaktoni në: [email protected]

foto galeria