BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Studentët e Kolegjit ILIRIA realizuan vizitë studimore në kompaninë FRUTEX

Studentët e Kolegjit ILIRIA realizuan vizitë studimore në kompaninë FRUTEX

Kolegji ILIRIA përmes kombinimit të teorisë dhe praktikës në proceset mësimore dhe shkencore, po i ndihmon shumë studentët të avancohen në mënyrë profesionale.

Kësaj rradhe studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit ILIRIA në kuadër të programit akademik, të shoqëruar nga profesorët, realizuan vizitën studimore në kompaninë “Frutex”, në njërën ndër kompanitë më të suksesshme prodhuese në Kosovë.

Studentët e Kolegjit ILIRIA gjatë vizitës studimore patën mundësinë të fitojnë një përvojë praktike nga afër për analizat kimike dhe laboratorike gjatë procesit të prodhimit, u njohën me funksionet dhe metodat e procesit të prodhimit, analizën e cilësisë, organizimi i shpërndarjes në tregun vendor dhe ndëkombëtar. Gjithashtu studentët u informuan në lidhje me funksionet e administratës, kontabilitetit, financave dhe marketingut.

Vizitat studimore ndikojnë në zhvillimin e aftësive praktike dhe profesionale, me ç’rast studentët përcjellin funksionet dhe proceset e punës në kompani të ndryshme.

Kolegji ILIRIA vazhdimisht ofron metoda bashkëkohore dhe interaktive në kuadër të programeve akademike të cilat sjellin përfitime për studentët gjatë studimeve.

foto galeria