BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
14 VITE THANKSGIVING DAYS FOR USA, Këtë vit festojmë bashkë amerikanët dhe shqipëtarët

14 VITE THANKSGIVING DAYS FOR USA, Këtë vit festojmë bashkë amerikanët dhe shqipëtarët

Në Kolegjin ILIRIA bëhen përgatitjet intensive që më 25 -28 Nëntor të organizohet manifestimi tradicional katërditor “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të 2019”. Me këtë aktivitet qendror, të cilin për 14 vite rresht, e organizon Kolegji ILIRIA dhe Rinia Studentore e Kosovës, shprehin respektin dhe dashurinë ndaj SHBA-ve dhe popullit amerikan, duke spikatur rolin e përhershëm, esencial dhe të pazëvendësueshëm, të SHBA në pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Në manifestimin “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të”, të gjitha aktivitetet kulturore e artistike, që zhvillohen gjatë ditëve prej 25 deri më 28 nëntor, i përkushtohen miqësisë shqiptaro-amerikane, në shenjë miënojhjeje për mbështetjen që ka dhënë qeveria amerikane dhe populli amerikan, për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

Roli i SHBA-ve, për Kosovën është dhe do të jetë i përhershëm dhe i pazëvendësueshëm. Duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne falënderojmë të gjitha shtetet demokratike që morrën pjesë në krijimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. Iniciativa e studentëve të Kolegjit ILIRIA është që përmes këtyre aktiviteteve të shprehin respektin, dashurinë dhe falënderimin për popullin amerikan. Derisa amerikanët festojnë Thanksgiving Days, për të mirat dhe begatitë, shqiptarët falënderojnë popullin dhe qeverinë amerikane për përkrahjen e dhënë në ditët më të vështira të ekzistencës së tyre. Ne këtë kurrë nuk duhet ta harrojmë.

Manifestimi i këtij viti është tejet i veçantë sepse më 28 nëntor në SHBA festohet Thanksgiving Days ndërkaq po atë ditë të gjithë shqipëtarët festojnë Festën e Flamurit. Këtë vit, në këtë ditë, festojnë bashkë amerikanët dhe shqipëtarët.

Në ditën e parë të manifestimit tradicional “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të 2019”, më 25 nëntor, duke filluar në orën 13, bëhet hapja solemne e manifestimit. Me kënaqësi Ju ftojmë të merrni pjesë në manifestimin tonë të përbashkët 4 ditor, çdo ditë në ora 13:00, në kampusin e Kolegjit ILIRIA ku do të organizohen veprimtari kulturore, shkencore dhe argëtuese. Programi përfshinë përmbajtje shumë interesante për publikun.

Mbështetet nga RTV21

foto galeria