BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Kolegji ILIRIA ka krijuar partneritet të plotë me SWISS UMEF University, Kampusi në Gjenevë

Kolegji ILIRIA ka krijuar partneritet të plotë me SWISS UMEF University, Kampusi në Gjenevë

Kolegji ILIRIA ditë më parë ka krijuar partneritet të plotë me SWISS UMEF University me seli në Gjenevë. Ky partneritet u mundëson studentëve të Kolegjit ILIRIA që pos diplomës së Kolegjit ILIRIA të marrin edhe diplomë zvicrane në nivelin Bachelor dhe Master të SWISS UMEF University Kampusi në Gjenevë.

Partneriteti përfshin edhe studimet e doktoratës. Studentët në nivelin e doktoratës do të marrin diplomë zvicrane të SWISS UMEF University.

Për shkak të një partneriteti të plotë mes këtyre dy institucioneve, studentët nga Kosova që studiojnë në Kolegjin ILIRIA do të kenë çmime studimi sipas standardeve vendore, përkatësisht shumë më të ulëta sa ata që regjistrohen në Zvicër për të njëjtën diplomë.

Studentët e nivelit Bachelor dhe Master mund të kryejnë së paku një semestër në Zvicër, pa pagesë shtesë.

Kolegji ILIRIA është i përzgjedhuri i këtij institucioni Evropian për Republikën e Kosovës. Këta dy institucione do të kriojnë institucione të përbashkëta në Kosovë dhe Zvicër, ku profesorët dhe stafi i Kolegjit ILIRIA do të punojë bashkë me zvicëranët, do të merren me hulumtime të përbashkëta, do të rrisin mobilitetin e studentëve dhe Stafit Akademik.

Stafi Akademik i Kolegjit ILIRIA do të akreditohet për studime të Doktoratës në Zvicër dhe ato mund të jenë mentor apo komentor në doktoratë.

Një partneritet i tillë, besojmë shumë, se do të ngrejë shumë më lartë nivelin e arsimit në Kosovë. Kolegji ILIRIA tashmë është tejet i ndërkombëtarizuar. Ky partneritet e bënë atë që të qëndrojë ende më fuqishëm në realizimin e synimeve të saj në arsim të lartë.

Revista Shkencore “ILIRIA International Review”, gjithashtu do të luaj rolin e saj në këtë proces të bashkëpunimit, ku pritet të rritet edhe më tej numri i publikimeve shkencore nga hulumtues të huaj. Së shpejti kjo revistë si e vetme që i plotëson kushtet sipas udhëzimit administrativ të MASHT do të hyjë edhe në platformën botërore SCOPUS, që do të llogaritej një arritje kulmore për arsimin e lartë dhe veprimtarinë shkencore në Republikën e Kosovës.

foto galeria