BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
 
Gjendeni këtu: OmerKaleshi

Kolegji “ILIRIA” hapi galerinë e përhershme “Omer Kaleshi”

Kolegji “ILIRIA” ka hapur galeria e përhershme “Omer Kaleshi”, e cila është dhuratë e autorit të pikturave të kësaj galerie, piktorit me famë botërore i njohur si piktori i “Kokave”, Omer Kaleshi.
Me këtë rast, presidenti i Kolegjit “ILIRIA”, Prof. Dr. Mixhait Reçi, i cili hapi manifestimin, theksoi se kjo galeri nuk i takon vetëm Kolegjit “ILIRIA”, por i përket të gjithë botës artistike të Kosovës dhe asaj shqiptare. Këtë aktivitet, theksoi ai, Kolegji “ILIRIA” e realizon në shënim të 12 vjetorit të themelimit të vet dhe 10 vjetorin e aktivitetit të tij si institucion, në 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar dhe në 80 vjetorin e autorit, Omer Kaleshi.

Ndërkaq, skulptori i njohur Luan Mulliqi, i cili e mbajti kryefjalën e këtij manifestimi, tha se Kolegji “ILIRIA” me hapjen e galerisë së përhershme të pikturës së Omer Kaleshit, dëshmon se institucionet e Kosovës po përpiqen të krijojnë dhe afirmojnë vlera të denja artistike për shtetin tonë.
Fjalë rasti në këtë solemnitet mbajti edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka dhe ambasadori i Maqedonisë në Kosovë, Stojan Karajanov. Ishte jashtëzakonisht impresionuese fjala e akademikut dhe një prej njohësve më të mirë të artit omerian, një prej miqve më të shtrenjtë të Omer Kaleshit, shkrimtarit Luan Starova. Ai tha se nuk ka dyshim që vlerat e pikturës së Omer Kaleshit hyjnë në panteonin e vlerave pikturale evropiane dhe botërore.

Në këtë ngjarje të veçantë u promovua edhe monografia kushtuar pikturës së Omer Kaleshit, e botuar në Shkup në gjuhën shqipe dhe maqedonase, autor i së cilës është autori më i njohur dhe më i përkthyer maqedonas në botë, ambasadori Jordan Plevnesh.
Duke folur për vlerat e kësaj monografie, publicisti Qani Mehmeti tha se studimi i Jordan Plevneshit radhitet ndër studimet më të mira që kanë bërë autorë me nam, për pikturën e Omer Kaleshit sikurse shkrimtari Kadare e kritiku Rexhep Qosja, poeti francez Bosque e kritiku Jak Lacarie, kritikët turq Kaja Osezegin e Nedim Gursel e shumë të tjerë në Ballkan dhe në Evropë. Mirëpo, siç theksoi ai, studimi i Plevneshit, paraqet një bazë të re për këtë kritik të ri të arteve pamore, të cilët do të merren me studimin e pikturës së Omer Kaleshi.
Kurse, drejtori i galerisë së arteve në Shkup, Klime Korobar, i cili udhëhoqi punimet artistike të ndërtimit të Galerisë “Omer Kaleshi” në Kolegjin “ILIRIA”, tha se monografia e Plevneshit përveç vlerave studimore që ka, paraqet një kontribut të ri në kulturat ballkanike dhe në marrëdhëniet dhe ofrimet e tyre.

Në këtë manifestim të madh kulturor pati edhe disa pika muzikore të interpretuara nga mezsopranoja Besjana Mehmeti dhe të ekzekutuara nga Artan Hasani.
Manifestimi u karakterizua me një pjesëmarrje të madhe jo vetëm të autorëve kryesorë të veprave pikturale në Kosovë, por edhe të mbarë spektrit kulturor e intelektual të Kosovës.
Akademik Rexhep Ferri, dekani i Akademisë së Arteve të Universitetit të Prishtinës, Adem Rusinovci, piktorja Zake Prelvukaj dhe një numër emrash të tjerë të arteve pamore vlerësuan lartë rëndësinë e hapjes së galerisë së përhershme të pikturave të Omer Kaleshi në Kolegjin “ILIRIA” në Prishtinë. Kolegji "ILIRIA" gjithashtu ka hapur Galerinë Omer Kaleshi në qytetin e Shkupit dhe në Manastir,

Vizitat e personaliteteve të ndryshme në Galerinë Omer Kaleshi

Pikturat e Omer Kaleshit

Djaloshi kosovar që shet fruta Djaloshi kosovar që shet fruta Shtatëmbëdhjetë koka në shportë Shtatëmbëdhjetë koka në shportë Njëmbëdhjetëkoka Njëmbëdhjetëkoka Kosovari I Kosovari I Kosovari II Kosovari II Dy koka dhe një këmbë Dy koka dhe një këmbë Koka në shportë - Litar I Koka në shportë - Litar I Koka në shportë - Litar II Koka në shportë - Litar II Baresha I Baresha I Kokat në shportë I Kokat në shportë I Kokë pas litarit Kokë pas litarit Kokat në shportë II Kokat në shportë II Kokë në shportë Kokë në shportë Dervish Dervish Baresha II Baresha II Kokë në litar Kokë në litar Dymbëdhjetë koka në shportë Dymbëdhjetë koka në shportë Kokë në shportë II Kokë në shportë II Kokat në shportë III Kokat në shportë III
Untitled Document
Student Information System Login
 

toeic_412578405.png

Publikimet & Njoftimet