BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
 

Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci

PROGRAMI BACHELOR

MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE DHE DIPLOMACI

Kohëzgjatja:  3 vite

ECTS:  180

Fakulteti përpiqet që të thellojë njohuritë e studentëve për Diplomacinë dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, duke u bazuar në besimin se Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, është një fushë me interes të njëjtë si për ata që qeverisin ashtu edhe për ata që janë të qeverisur. Njohuritë për qeverisjen, për politikat e brendshme dhe të jashtme, pastaj hollësitë rreth shkencave të caktuara ligjore dhe fushat tjera të ngjashme të njohurive siç janë ekonomia, sociologjia, historia dhe gjeopolitika, kontribuojnë që edhe qeverisësi dhe i qeverisuri të jenë të drejtë. Kjo njohuri është e rëndësishme edhe për marrëdhëniet e kombeve në botë, si dhe për marrëdhëniet me organizatat dhe institucionet ndërkombëtare dhe rajonale për t’i shërbyer interesit të paqes në botë, paqe kjo që do të jetë e bazuar në normat e drejtësisë dhe barazisë.  

Fakulteti synon që tu mundësojë studentëve të tij të thellojnë njohuritë e tyre për Diplomacinë dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe marrëdhëniet e këtyre fushave me pjesën tjetër të shkencave humane, dhe kjo do të ndihmojë fakultetin që të arrijë këto objektiva kryesore:

1. Të përgatisë dhe kualifikojë të diplomuarit që janë në gjendje të punësohen në ato fusha të shërbimit civil ku kërkohen kualifikime të veçanta, siç janë kryerja e detyrave diplomatike ose konsullore në shtetet e tyre përkatëse. Kjo fushë e veçantë është pika e përqendrimit të vëmendjes së studentëve kur i bashkohen specializimit në shkencat diplomatike, gjë që u ndihmon atyre që përveç njohurive të përgjithshme për marrëdhëniet ndërkombëtare të fitojnë edhe njohuri të specializuara. 

2. Të përgatisë të diplomuarit e kualifikuar për të marrë pozita në organizatat rajonale, ndërkombëtare, qeveritare ose joqeveritare përmes specializimit në marrëdhëniet ndërkombëtare, pa i penguar këta studentë që të fitojnë ekspertiza dhe njohuri edhe në shkencat diplomatike.

3. Të përgatisë të diplomuarit e kualifikuar për t’u punësuar në kompanitë dhe ndërmarrjet private që punojnë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe këtu atyre do t’iu ndihmojnë njohuritë që ata kanë për diplomacinë dhe për marrëdhëniet ndërkombëtare për të plotësuar nevojat e tregut, jo vetëm në bazë furnizimit dhe kërkesave, por edhe në bazë të zhvillimeve politike. Kjo i pajis studentët edhe një dimension tjetër të rëndësishëm njohurish në këtë sistem mbizotërues të globalizimit dhe karakteristikave dominuese, që kanë të bëjnë me të.

4. Të përgatisë të diplomuar të kualifikuar për të punuar në qendrat private dhe shtetërore për hulumtime strategjike dhe politike.


LËNDËT E OBLIGUESHME

1 Hyrje në marrëdhënie ndërkombëtare  
2 Shkrimi akademik   
3 Bazat e teorisë së diplomacisë   
4 Zhvillimet bashkëkohore në diplomacinë Shqiptare   
5 Teoritë e së drejtës dhe shtetit  
6 Diplomacia e fuqive të mëdha   
7 Bazat e shkencave politike
8 Filozofia politike

LËNDËT ZGJEDHORE (tre nga lëndët e mëposhtme)

9  Menaxhimi i prezantimit medial   
10 Bazat e Sociologjisë   
11 Historia dhe zhvillimet bashkëkohore politike në Ballkan
12 Anglishte profesionale - I
13 Bazat e ekonomisë   
14 Hyrje në të drejtën kushtetuese
15 Lëndë opcionale

LËNDËT E OBLIGUESHME

1 Bazat e sistemeve politike krahasues 
2 Teoria e marrëdhënieve ndërkombëtare  
3 Diplomacia Publike
4 Aspektet teorike në gjeopolitikë
5 Praktika diplomatike  
6 Ekonomika ndërkombëtare
7 Komunikimi ndërkulturor 
8 Politikat dhe institucionet e Unionit Evropian  

LËNDËT ZGJEDHORE (katër nga lëndët e mëposhtme)

Gjuhë ngleze II
10 Siguria ndërkombëtare
11 Lidershipi politik
12 Introduction to the USA constitution and Legal System
13 Globalizmi dhe proceset integruese 
14 Ballkani dhe integrimet Euro-atlantike
15 Hyrje në administrimin publik
16 Lëndë opcionale  

LËNDËT E OBLIGUESHME

1 Organizatat Ndërkombëtare  
2 E drejta ndërkombëtare  
3 Analizë e politikës së jashtme
4 Metodologjia e kërkimeve shkencore   
5 Negociatat diplomatike ndërkombëtare
6 Diplomacia e re ekonomike globale  
7 Të drejtat e njeriut  

LËNDËT ZGJEDHORE (katër nga lëndët e mëposhtme)

8 Konfliktet ndërkombëtare  
9 Gjuhë angleze III
10 Aspektet strategjike të marrëdhënieve ndërkombëtare në Lindjen e Mesme  
11 Lëndë opcionale

Untitled Document
Student Information System Login
 

toeic_412578405.png

Erasmus+ në Kolegjin ILIRIA

Klinika Juridike në Kolegjin ILIRIA, Gara e Arbitrazhit ne Vienë

Klubi i menaxhimit të projekteve në Kolegjin ILIRIA

Klubi i Programerëve dhe Robotikës në Kolegjin ILIRIA

Klinika Juridike në Kolegjin ILIRIA, Ndihmë Juridike Falas

Qendra e Biznesit në Kolegjin ILIRIA

Vizite studimore e studentëve të Kolegjit ILIRIA në korporatën "RUGOVE"

Studentët e Kolegjit ILIRIA realizuan vizitë studimore në fabrikën e produkteve ”Pi&Ki”, Elkos Group

Publikimet & Njoftimet