PROGRAMI BACHELOR

Menaxhment dhe Informatikë

PROGRAMI BACHELOR

MENAXHMENT DHE INFORMATIKË

Kohëzgjatja:  3 vite

ECTS:  180

Fakulteti i Menaxhmentit dhe Informatikës ofron njohuri bashkëkohore teorike dhe praktike nga fusha e menaxhmentit dhe informatikës të nevojshme për të qeverisur bizneset, shërbimet publike dhe institucionet e një spektri të gjerë.

Programi  i këtij fakulteti ofron mundësi që studentët të pajisen me dije dhe shkathtësi sipas dimensioneve të përparuara të ekonomisë së tregut. Dija e ofruar nga fusha e menaxhmentit dhe informatikës do tju mundësojë studentëve që ato vetë të aplikojnë njohurit nga informatika për menaxhim sa më të efektshëm.

Aftësimi i studentëve në laborator kompjuterik do tju ofroj mundësi studentëve që të fitojnë shkathtësitë e nevojshme praktike.

Studentët do të fitojnë shkallë të lartë të njohurive nga: menaxhmenti, financat, analizat makroekonomike, mikroekonomia, aftësi të të shkruarit dhe të shprehurit të njohurive, menaxhimi me resurset humane, menaxhim të bazave të të dhënave, njohuri për biznesin ndërkombëtar dhe fusha tjera që mundësojnë kompletimin e njohurive për të menaxhuar në një spektër të gjërë në një nivel mjaft të avansuar.

Lidhja e fortë e njohurive teorike me aftësimin e tyre në praktikë është bazë e punës së këtij fakulteti. Përkatësisht, studentët do të jenë të aftë që të dijnë të menaxhojnë me sukses në kushtet e ekonomisë së tregut duke ditur që të përshtasin veprimet e tyre menaxhuese karshi kërkesave dhe specifikave që ndodhen në Kosovë.  Ndërkaq, aftësitë e fituara nga lëmia e informatikës do të ngrisë nivelin menaxhues të studentëve në një shkallë shumë më të lartë.

Me njohuritë e fituara në këtë fakultet, studentët do të aftësohen për të punuar me sukses: në aktivitetet biznesore, në menaxhimin e sistemeve informatike, në menaxhim të ndërmarrjeve private dhe publike, në menaxhim të bankave, institucioneve publike, aftësime nga lëmia e informatikës e sidomos nga lëmia e programimit, punë në institute kërkimore, institute për consalting dhe shërbime të ndryshme mbështetëse të biznesit.