BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
 

Master - Banka, Financa dhe Kontabilitet

Studimet  Master në Banka, Financa dhe Kontabilitet, pranë Fakultetit Ekonomik - Departamenti banka, financa dhe kontabilitet, do të përgatisë ekspertë - që momentalisht janë kuadro deficitare për Kosovën, pasi aktualisht ka pak kuadro të cilat janë aftësuar të aplikojnë standardet ndërkombëtare të raportimeve financiare nga lëmia e kontabilitetit si dhe të menaxhojnë drejtë me financa dhe në sistemin bankar në kushtet e ekonomisë së tregut.

Departamenti i financave aftëson studentët e Fakultetit Ekonomik nga fusha e financave, bankave, sigurimeve, buxhetit, doganave, marrëdhënieve financiare ndërkombëtare, bursave dhe afarizmi me letrat me vlerë, kontabilitet dhe udhëheqjes së kontabilitetit me kompjuter.

Ky departament krijon kuadro të afta që do të dinë të kryejnë detyrën e auditorit, për të bërë auditimin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm. Përkatësisht, këto kuadro shumë lehtë mund të licensohen edhe për detyrën e auditorit të jashtëm. 

Studentët do të aftësohen për të shkruar, përkatësisht të dinë drejtë të prezantojnë situatën financiare të ndërmarrjes, të përpilojnë pasqyrat financiare, të lexojnë në mënyrë profesionale pasqyrat financiare, të prezantojnë situatën ekzistuese ekonomike, apo rezultatet e arritura në bazë të analizave të ndryshme ekonomike. Kandidatët do të mund ta prezantojnë në formën më të mirë të shkruar ecuritë e afarizmit apo ecuri të tjera, aftësi kjo e cila mungon te kuadrot të cilët kanë kryer studimet e kësaj natyre.

Ofrimi i njohurive për studentët lidhur me financat e biznesit, ato publike dhe ndërkombëtare, bankat në aspektin e menaxhmentit dhe operacioneve moderne bankare, si dhe në fushën e kontabilitetit dhe auditimit konform standardeve ndërkombëtare.

Programi është ndërtuar mbi bazën e rrjedhave bashkëkohore të fushave të lartpërmendura dhe është kompatibil me ato te shteteve moderne.

Pas përfundimit të studimeve Master në këtë drejtim studentët do të jenë të aftësuar në aspektin teorik dhe praktik dhe mund te kyçen me sukses si profesionistë në segmentet e lartpërmendura në tregun e punës në Kosovë  dhe më gjerë, si dhe formojnë bazë solide për  vazhdimin e studimeve të doktoratës.

 

Untitled Document
Student Information System Login
 

toeic_412578405.png

Publikimet & Njoftimet