BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
 

Master - Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci

Arsyeja jonë themelore për parashtrimin e projektin MASTER, ka të bëjë me gatishmërinë e Kolegjit ILIRIA në ofrimin e një platforme studimore me objektiv për përgatitjen dhe ngritjen e kapaciteteve studimore, hulumtuese, kritike dhe kreative shkencore. Po ashtu, programi ka në objektivin e tij edhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore, bashkëpunuese dhe menaxhuese me frymë bashkëkohore, kombëtare dhe filozofi e vlera evropiane dhe euro-atlantike.
Andaj, duke pasur eksperiencën e nevojshme dhe resurset e duhur,  Kolegji ILIRIA bashkon kapacitetet, dijet teorike dhe përvojat praktike si dhe bazën logjistike dhe partnerët individualë ndërkombëtare në këtë fushë të studimeve, me qëllimin e vetëm ofrimin e mundësive reale studimore dhe shkencore për çdo studiues që dëshiron t’i bashkëngjitet këtij programi, sipas kritereve standarde për studime Master.
Kolegji ILIRIA e ka vlerësuar si tepër të nevojshme që gjatë ndërmarrjes së hapave drejt jetësimit të Programit MASTER, njëkohësisht ta bëjë dhe përshtatjen e përmbajtjes së programit me situatën dhe me nevojat shkencore e politike të hapësirës shqiptare në rajon, që njohuritë e fituara nga studentët të jenë profitabile në aplikim për zhvillimin e gjithëmbarshëm të shoqërisë shqiptare dhe asaj ndërkombëtare.
Sa i përket kuadrit dhe stafit akademik, të gjithë ligjëruesit e përfshirë janë me gradën shkencore PhD, e cila është një kusht i domosdoshëm për të pasur një nivel sa më lartë njohurish, sikundër janë diplomatë me përvojë dhe me grada të larta diplomatike të karrierës. Stafi drejtues i Kolegjit ILIRIA ka zgjedhur profesorët më të mirë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, por edhe partnerë nga universitete gjermane, amerikane dhe rajonale. 

•    Rezultatet e pritshme të të nxënit:
Programi MASTER i ofruar nga Kolegji ILIRIA synon që tu mundësojë studentëve të tij të thellojnë-në nivele shumë të larta-njohuritë e tyre për fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë të fituara më parë në programin BACHELOR. Njëkohësisht, programi synon t’i intensifikoi marrëdhëniet e kësaj fushe me pjesën tjetër të shkencave humane, gjë që do të ndihmojë në arritjen e objektivave të tij kryesore si më poshtë:
1.    Studentët e diplomuar në këtë program do të arrijnë njohuri shumë të avancuara ku do të zhvillojnë një mënyrë të menduari të konsiderueshme me bazë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacinë dhe zbatimit të saj tek problemet aktuale vendore e ndërkombëtare; studentët do ta forcojnë aftësitë e tyre shpjeguese dhe analitike për ngjarjet në skenën e politikës botërore dhe rajonale; ata po ashtu do arrijnë njohuri të avancuara për rëndësinë e metodës shkencore si mënyrë e arritjes së diturive në lëmin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të diplomacisë, mënyrën e planifikimit të gjurmimeve empirike në këtë fushë, përcjelljen e gjurmimeve të reja, qasjen kritike ndaj prezentimit të gjurmimeve, zbulimin e problemeve shkencore në fushën e tyre të studimeve.
2.    Rezultat tjetër i pritshëm është mundësia për ngritjen e aftësive menaxhuese të studentëve me situata të reja sfiduese dhe komplekse nga fusha e tyre dhe ajo e jetës shoqërore në përgjithësi. Për më tej, studentët do të ndërtojnë njohuri dhe shkathtësi administruese dhe teknike për ofrimin e shërbimeve administrative në organizata dhe institucione ndërkombëtare e vendore të karakterit qeveritarë dhe jo-qeveritar.
3.    Të diplomuarit në këtë program do të jenë në gjendje të punësohen në ato fusha të shërbimit civil ku kërkohen kualifikime të veçanta, siç janë kryerja e detyrave diplomatike ose konsullore në shtetet e tyre përkatëse. Kjo fushë e veçantë është pika e përqendrimit të vëmendjes së studentëve kur i bashkohen specializimit në shkencat diplomatike, gjë që u ndihmon atyre që përveç njohurive të përgjithshme për marrëdhëniet ndërkombëtare të fitojnë edhe njohuri të specializuara.

Untitled Document
Student Information System Login
 

toeic_412578405.png

Erasmus+

Publikimet & Njoftimet