BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
 
Gjendeni këtu: Menaxhment Shendetesor

Menaxhment Shendetesor

Menaxhment Shendetesor

Në këtë program, studentët do të jenë në gjendje të marrin pjesë në reformën e sistemit publik të shëndetësisë, të kuptojnë sistemet publike evropiane të kujdesit shëndetësor, si dhe të zbatojnë praktikat më të mira në botë, të zotërojnë shëndetin modern për të kuptuar dhe artikuluar qasje të ndryshme ndaj problemeve morale, etike dhe bio-etike. Studentët do të njoftohen me bazat e menaxhimit të krizave, bashkë me proceset dhe teknikat e tejkalimit të situatave të krizës.

Ata do të kuptojnë përcaktimin e prioriteteve në strategjitë shtetërore të shëdnetëit, si dhe tek politikat globale të shëndetit me anë të një pasqyre krahasimtare, ndër-nacionale ndaj çështjeve, koncepteve dhe teorive kryesore në lidhje me planifikimin, vlerësimin, financimin, organizimin e sistemeve shëndetësore në gjithë botën, menaxhimin dhe reformën e kujdesit personal si dhe sistemeve të orientuara kah shëndeti i popullsisë, lidershipit dhe aktorët globalë të shëndetësisë.

Studentët do të jenë në gjendje të identifikojnë metodën e përshtatshme epidemiologjike në strategjinë shëndetësore, të hartojnë hipoteza të plota dhe shkencore, të testojnë hipotezat, të mësojnë interpretimin e të dhënave, si dhe të marrin veprime.

Ata do të jenë në gjendje të zbatojnë teknika themelore në statistika deskriptive dhe inferenciale. Këto përfshijnë: teknikat në statistika përshkruese grafike dhe numerike; kalkulimet elementare të probabilitetit; vlerësimet e pikës zero dhe intervalit të besueshmërisë, si dhe testimi i hipotezave për mesataren e popullsisë, proporcionet, dallimet mes mesatareve dhe dallimet mes proporcioneve; teknikat elementare jo-parametrike dhe analizat e thjeshta të tabelave të kontingjencës.

 

Untitled Document
Student Information System Login
 

toeic_412578405.png

Publikimet & Njoftimet