Bibloteka

Bibloteka

Furnizimi i vazhdueshëm i bibliotekës me literaturë të nevojshme për studentët dhe për institutet shkencore hulumtuese, është përkushtim i Institucionit. Biblioteka e Kolegjit është mjaft e pasur me tituj të librave profesional dhe me numër të konsiderueshëm të ekzemplarëve, me dinamikë të rritjes së shpejtë. 

Furnizimi dhe pasurimi i bibliotekës me literaturë është proces i vazhdueshëm. Furnizimi dhe menaxhimi i bibliotekës ka një rëndësi të veçantë në avancimin e cilësisë së studimeve. Kolegji punën e furnizimit dhe menaxhimin e bibliotekës e definon me Rregullore mbi bibliotekën.

Kolegji në Sistemin Informativ të Menaxhimit ka edhe softuerët adekuatë të cilët pasqyrojnë shfrytëzimin sistematik të literaturës adekuate në bibliotekë. Me këtë rast, bëhet evidentimi i shfrytëzuesve dhe studiuesve gjatë vitit. Zyra e kontrollit të cilësisë, përmes këtij sistemi, njoftohet me literaturën në dispozicion, nivelin e shfrytëzimit të saj, njoftohet me refleksionet e lexuesve të fushave të ndryshme gjë që i jep funksionimit të bibliotekës një konotacion vërtetë të ambientit mësimor studimor. Salla e leximit është në dispozicion të studentëve 24 orë në ditë.

Bibloteka Elektronike

Duke patur si synim kryesor pregatitjen sa më të mirë të studentëve dhe krijimin e hapësirave sa më të gjera për studimin, krahas Bibliotekës së Universitetit të pasur me shumë tituj dhe materiale për përgatitjen e studentëve, Kolegji ILIRIA ka krijuar infrastrukturën e nevojshme për studentët duke u vënë atyre në dispozicion për përdorim në të gjithë kompjuterat e sallave të studimit dhe leximit Bibliotekën Elektronike. Me këtë teknologji, studentët mund të përdorin të gjitha materialet që përmban Biblioteka Elektronike, material këto të shumëllojshme, bashkëkohore, të përzgjedhura me kujdes nga stafi akademik dhe qe pëmbajnë:

  • Materiale për punime seminarike të studentëve

  • Punime shkencore

  • Literaturë Bashkëkohore

  • Materiale nga Interneti

  • Hulumtime shkencore

  • Materiale nga konferenca shkencore

  • Te dhëna statistikore

  • Punime të studentëve

  • Botimet e Kolegjit ILIRIA

Të gjithë studentët mund ti qasen Bibliotekës Elektronike, brenda rrjetit të Universitetit ILIRIA në këtë lidhje.