ILIRIA Debate Club

Klubi i Debatit ILIRIA zhvillon gara mes debatuesve si dhe i shpërblen debatuesit më të mirë. Niveli dhe lloji i trajnimit : Ligjerat dhe ushtrime të debatit të Formatit Britanik BP ( British Paralamentary)

Qëllimi i këtij kursi është përgatitja e studentëve të Kolegjit ILIRIA, me të dhënat bazë të Debatit të Formatit Britanik ( British Parlamentary).Gjatë trajnimeve studentët pajisen me literaturën e nevojshme lidhur me teknikat dhe hartimin e strategjive gjatë perfprmancave të Debatit. Studentët do të kenë Mundësine e aftësimit në punë grupore, punës në presion etj.

Pritjet pas përfundimit të këtij kursi janë: Aftësitë e shkëlqyera debatuese nga  studentët, studentë të aftë që të marrin pjesë në gara të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, aftësi të mira komunikuese, si dhe përvojë për të transmeteuar këtë përvojë tek gjeneratat e ardhshme.Kurset zhvillohen nëpërmjet ligjëratave, ushtrimeve të debatit, praktikave të debatit, punës ekipore/grupore, detyrave me shkrim.

Debatuesit më të mirë shpërblehen me Laptop, i-pod dhe shpërblime tjera. Ndërsa anëtarët që përcjellin trajnimet marrin çertifikata nga Kolegji ILIRIA për kryerjen e trajnimeve.

Për më shumë, shfleto broushren e Klubit të Debatit 

 

Finalja e Klubit të Debatit

Në vitin e gjashtë me radhë të zhvillimit të aktiviteteve të Klubit të Debatit u mbajt Finalja e Debatit në Formatin Parlamentar Britanez ILIRIA Open 2016. Ky aktivitet u përmbyll suksesshëm pas përfundimit të semestrit të parë të vitit akademik 2015/16, ku pjesëmarrës ishin mbi 20 studentë nga të gjitha drejtimet e studimeve në Kolegjin Mbretëror ILIRIA dhe në finale u prezentuan nga 8 studentë të cilët e kaluan me sukses tërë këtë Modul. Moduli në fjalë përmban zhvillimin e të menduarit kritik, maturi mendore dhe emocionale, përgaditjen e folësve për fjalime publike dhe retorikën e debatit formal, shkrimin akademik si dhe përgaditjen për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare të debatit.

Si çdo herë edhe kësaj radhe Paneli i Gjykatësve i përbërë nga gjykatësit e çertifikuar ndërkombtarisht vendosi në mënyrë unanime që ekipi fitues të shpallej “Qeveria Hapëse” njëherit me vendim të plotë si folësi më i mirë u shpallë Lideri i “Opozitës Përmbyllëse”. I gjithë kontributi i pjesëmarrësve u njoh me ndarjen e çertifikatave për debatuesit pjesëmarrës, çertifikata këto të njohura ndërkombtarisht dhe nga Instituti Botëror i Debatit me bazë në Vermond të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku Klubi i Debatit dhe Kolegji Mbretëror ILIRIA janë pjesë përbërëse me të drejta të plota i këtij Instituti.

Kolegji ILIRIA ndau bursa për ekipin fitues dhe folësin më të mire gjatë këtij aktiviteti.

ILIRIA Debate Club

Gjenerata e dytë e studentëve që u bënë pjesë e klubit të debatit, gjatë tërë vitit akademik 2011-2012, ndoqën modulin “British Parliamentary Debate”. Duke ndjekur traditën e formatit sikurse gjatë vitit akademik 2010-2011, u zhvilluan aktivitete të ndryshme retorike. Debatet u zhvilluan rreth temave të ndryshme ekonomike, politike dhe sociale.

Në fundë të modulit, i cili mbaron njëkkohësisht me vitin akademik, organizohet një event ku në prani të profesorëve, studentëve dhe mediave organizohet debati final ndërmjet studentëve që janë aftësuar në modulin gjatë tërë vitit. Pas debatit final është zgjedhur folësi më i mirë “Best Speaker” dhe ekipi më i mirë “Best Team”. Studentët fitues janë shpërblyer me bursa studentore dhe çertifikata.

ILIRIA Debate Club

Gjenerata e tretë, ishte një ndër gjeneratat më të sukseshme të Iliria Debate Club. Gjatë këtij viti akademik studentët e këtij klubi përfituan ligjerata dhe praktika të rëndësishme të debatit si:

  • Ndërtimi i argumentit logjik
  • Dëgjueshmërinë aktive
  • Punën në presion

Duke ndjekur dy vitet paraprake, por pak më ndryshe, në këtë vit u organizua turnamenti i parë “Iliria Open” ndërmjet studentëve, ku pjesëmarrës ishin 32 studentë të ndarë në 16 grupe. Në fund, sipas traditës u organizua edhe finalja e debatit. Të gjithë studentët pjesëmarrës gjatë vitit u shpërblyen me çertifikata ndërsa finalistët u shpërblyen me bursa studentore dhe çertifikata.

ILIRIA Debate Club

Në vitin akademik 2013-2014, karakterizohet ne përcjelljen e modulit të përvitshëm studentor brenda klubit të debatit me aktivitete të ndryshme :

  • Stimulim të Parlamentit Evropian
  • British Parliamentary Debate
  • Mbrojtje të rezolutave

Vlen të theksohet takimi i rëndësishëm që u zhvilluan në mesë të “Iliria Debate Club” dhe “Kuvendit të të rinjëve të Kosovës” ku në një tryez të përbashkët u diskutua një çështje e rëndësishme rrethë sigurisë publike e sidomos në shkolla. Takimi ka rezultuar i sukseshëm duke lënë hapsira bashkëpunimi në të ardhmën.

Mbrojtja e rezolutave

Brenda modulit “British Parliamentary Debate” përveç debatit tradicional të nivelit universitar mbahen edhe aktivitete të ndryshme retorike, në këtë rast stimulimi i Parlamentit Evropian ku studentët e ndarë në grupe organizuan, zhvilluan dhe mbrojtën rezulutat e tyre.
Ky aktivitet u mundësoi studentëve që :

  •  Të bashkpunojnë në grup
  • Të jenë transparent
  • Të ndihen të lirë në idejat e tyre
  • Të marrin pjesë në vendimarrje brenda grupit etj

Udhëtimet e Klubit të debatit

Studentët e Kolegjit Iliria, pjesëmarrës në aktivitetin e klubit të debatit, me mbështetje institucionale nga vetë Kolegji ILIRIA kanë pas mundësin të udhëtojnë jashtë vendit duke përfaqësuar Kolegjin dhe Republikën e Kosovës në gara të rëndësishme ndërkombëtare:

  •  International Debate Academy Slovenia
  •  Split Open – Kroaci
  •  European University Debate Championship
  • Arandjelovac Open – Serb

Debati me shkëlqësinë e tij Ambasadorin Britanez Ian Cliff

Gjatë zhvillimi të modulit brenda Iliria Debate Club, organizohen takime me personalitete të rëndësishme nga të gjitha fushat akademike, politike, kulturore. Ku të ftuarit sfidohen me debat nga studentët pjesëmarrës në aktivitet.

Një personalitet i tillë është edhe Ambasadori i Britanis së Madhe, Ian Cliff, i cili ishte pjesëmarrës në debatin e zhvilluar nga studentët e klubit të debatit në formatin “British Parliamentary Debate”. Ambasadori Ian Cliff përveç që ishte gjyaktës në këtë debat në fund ai u bë pjesë e debatit duke sfiduar studentët rrethë temës “ A duhet Kosova të integrohet në Bashkimin Evropian”.