BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
 
Gjendeni këtu: ISIC

ISIC

Konfederata Ndërkombëtare e Studentëve ISTC është themeluar në vitin 1949 nga unionet ndërkombëtare të studentëve që të zhvillojnë udhëtimin dhe komunikimin ndërstudentorë më vende të ndryshme të botës. ISTC është specializuar në sigurimin e benificioneve në lëmi të ndryshme të udhëtimeve, sigurimeve shëndetësore, programe të këmbimit të studentëve dhe punëve sezonale për ta, kartela ndërkombëtare identifikimi etj.

Rrjeti i ISTC-së përfshin mbi 5,000 zyra të saja në mbi 100 shtete të botës me mbi 10 milionë studentë të anëtarësuar cdo vit.

Në sajë të programit të sajë për studentët Konfederata Ndërkombëtare për Studentët ka edhe Kartelat ndërkombëtare për studentët (ISIC). 

ISIC është i pranuar nga UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkëncë dhe Kulturë) që nga viti 1968 si i vetmi dokument unik identifikimi ndërkombëtar për studentët.

Me ISIC kartelë studentëve kosovarë tanimë u njihet edhe ndërkombëtarisht statusi i studentit të rregullt të Kolegjit dhe si të tillë ata i gëzojnë të gjitha benificionet që i jep posedimi i kësaj kartele e sic janë zbritje e cmimeve në udhëtime me aeroplan, tren, anije, në muze, qendra të ndryshme kulturore në botë, atraksione të ndryshme sportive dhe koncerte, hotele, librari, qendra tregtare, restorane, McDonalds si dhe shërbime tjera. 

Me ISIC kartela, studentët kosovarë tani kanë qasje në rrjetin e 5000 organizatave botërore për udhëtim të specializuara për shërbime të udhëtimit për studentë në 106 shtete.

 

Untitled Document
Student Information System Login
 

toeic_412578405.png

Publikimet & Njoftimet