Know Us Better

Teknologjia Informative

Zyra për Teknologji Informative

Tashmë është e njohur për publikun, se Kolegji  ILIRIA është institucioni arsimor më i pajisuri me teknologji bashkëkohore në Kosovë. Ruajtja e këtij standardi teknologjik është detyrë dhe meritë pikerisht e Zyrës për Teknologji Informative. Kjo zyrë përbëhet nga të rinj ambiciozë dhe me pervojë të konsiderueshme për moshën, që kanë, në fushen e teknologjisë informative. 

Zyra për teknologji informative menaxhon deri në detajet me të vogla të gjitha aktivitetet dhe pajisjet, që kanë të bejnë me teknologjinë informative.  Gjithashtu, pjesetarët e kesaj zyre janë në sherbim të të gjithë studentëve për asistencë gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tyre në Kolegj.

Zyra kujdeset për mbarëvajtjen e punës me softuerë të ndryshëm, që përdor administrata e Kolegjit  ILIRIA dhe bashkëpunon ngushtë me nënkontraktorë të caktuar, të cilet na asistojnë në përsosjen e vazhdueshme dhe konstante të programeve të shfrytezuara nga studentet, profesorati dhe administrata.

Zyra për teknologji informative është nën varësinë e drejteperdrejtë të Rektorit të Kolegjit, të cilit i jep rekomandimet e saj në lidhje me sherbimin sa më të mirë të studentëve.

Zyra për teknologji informative mirëmban gjithashtu edhe të gjitha bazat e të dhënave në Kolegj, duke bërë të mundur qasjen më të lehtë dhe pa probleme të tyre nga ana e stafit akademik dhe atij administrativë të Kolegjit.  Më tej, kjo zyrë është bashkëorganizatore nga pikepamja teknologjike e të gjitha aktivitetëve brenda dhe jashtë kolegjit të ideuara nga Kolegji  ILIRIA.