Thank You USA

Ditët e Falënderimit të Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Roli i SHBA-ve për Kosovën ka qenë i përhershëm, esencial dhe i pazëvendësueshëm. SHBA-të  kanë qenë gjithmonë një pikë reference e fuqishme për popullin shqiptar në momentet më të vështira. Po ashtu,  kontributi i SHBA-ve për rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës pas luftës ka qenë thelbësor në shërbim të stabilitetit të Kosovës.

Për të shprehur respektin, mirënjohjen dhe dashurinë që rinia e Kosovës ndjen për Amerikën, me iniciativën e studentëve të Kolegjit ILIRIA dhe me përkrahje nga

mbarë rinia studentore dhe qytetarët e Kosovës (me mbështetje financiare nga Kolegji ILIRIA)  ka filluar të organizohet aktiviteti “Ditët e Falënderimit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës” që nga viti 2006.

Aktiviteti “Ditët e Falënderimit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës” ( Thanksgiving Day For USA) organizohet me rastin e festës tradicionale të popullit amerikan “Dita e Falënderimeve” (Thanksgiving Day). Ky aktiviteti organizohet nën moton: “Falënderim, solidaritet dhe mbështetje për SHBA-të” .

AKTIVITETET QË ORGANIZOHEN NË KUADËR TË ‘’DITËT E FALENDERIMIT PËR SHBA-të’’

Në kuadër të “Ditëve të Falënderimit për SHBA-të”, ndër vite janë organizuar një sër aktivitetesh siç janë:

– Konferenca

– Tryeza Debati

– Simpoziume Shkencore

– Promovime të Librave

– Ekspozita Artistike

– Vizita

– Karvan Falënderimi në Kampin Bondsteel