BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
 
Gjendeni këtu: Thank You USA 2017

Ditët e Falënderimit të Kosovës për SHBA-të, nëntor 21-23 2017

Roli i SHBA-ve për Kosovën ka qenë dhe është i përhershëm, esencial dhe i pa zëvendësueshëm. Për të shprehur respektin dhe dashurinë që rinia dhe populli i Kosovës ndjen për Amerikën, me iniciativë të studentëve të Kolegjit dhe përkrahje nga rinia studentore e Kosovës, tani 12 vite me radhë, Kolegji ILIRIA organizon tradicionalisht “Ditët e Falënderimit të Kosovës për SHBA-të”

Në kuadër të “Ditëve të Falënderimit për SHBA-të”, janë organizuar një sërë aktivitetesh.

Me rastin e hapjes së këtij aktiviteti jubilar, Presidenti i Kolegjit ILIRIA, Prof. Dr. Mixhait Reçi theksoi rëndësinë dhe historikun e aktivitetit “Ditët e Falënderimit për SHBA-të”, aktivitet ky që realizohet tash e 12 vite radhazi. Gjithashtu Z. Reçi vlerësoi lartë punën dhe kontributin e SHBA-ve për popullin e Kosovës, respektivisht solidarizimin e qeverisë amerikane për t’i dalë në ndihmë shtetit të Kosovës kur kishte më së shumti nevojë, duke e përcjellë tutje edhe në fazat e procesit të shtet-ndërtimit.

Po ashtu në tryezën e rrumbullakët më ligjërues nga programi i USAID-it,në fjalimin hyrës të këtij aktiviteti Sekretari Gjeneral i Kolegjit ILIRIA, z. Arbër Reçi falënderoi përfaqësuesit e pranishëm, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe atyre vendore, për përkrahjen e vazhdueshme që kanë ofruar në ngritjen e kapaciteteve dhe avancimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, përmes mbështetjes në avancimin e programeve studimore dhe projekteve të përbashkëta.

Në këtë aktivitet, znj. Shiban Shah, Zëvendës-Drejtoresha e Programit të USAID-it për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial (CLE), potencoi se qëllimi i programit të USAID-it për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial (CLE) është fuqizimi i komunitetit biznesor përmes aktiviteteve të ndryshme komunikuese, të cilat synojnë ngritjen e ndërgjegjësimit për dobitë e përdorimit të kontratave dhe duke ofruar forma standarde të kontratave.

Më pas përgjatë këtij aktiviteti, të pranishmit patën rastin të dëgjojnë dhe diskutojnë në lidhje me ligjëratat me temë të fokusuara si ligji për falimentim, rëndësia e kontratave, ndërmjetësimi, sistemi i përmbarimit privat, të dhëna nga Specialist dhe Këshilltar të Lartë Ligjore.

Po ashtu gjatë këtyre aktiviteteve u organizua edhe tryezë për shtypin shqiptar në SHBA. Kjo tryezë në panelin e saj mblodhi figura të shquara akademike dhe hulumtues të cilët filluan, përcollën dhe ndihmuan në ndërtimin dhe zhvillimin e shtypit shqiptar në SHBA. Përgjatë kësaj tryeze me një fjale rasti, anëtaret e panelit diskutua për perspektivat e ndryshme, mbi rrugët e ndërtuara, sfidat e kaluara, sukseset dhe çështjet aktuale të shtypit shqiptar në SHBA.

Në mes të tjerave, në këtë aktivitet Presidenti i Kolegjit ILIRIA, Prof. Dr. Mixhait Reçi u nderua me mirënjohje speciale nga Gazeta shqiptaro-amerikane ”ILLYRIA” për kontributin e tij në miqësinë midis shqiptarëve dhe amerikanëve në SHBA dhe për pritjen e tij vjetore të Ditës së Falënderimit për SHBA në Kosovë. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në edukimin e të rinjve në Ballkan, si profesor për dy dekada në Universitetin e Prishtinës, si bashkëthemelues dhe profesor i Universitetit të Tetovës në Maqedoni dhe Kolegjit Universitar ILIRIA në Kosovë. Po në këtë ditë, Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me Radio Televizionin 21 në kuadër të ‘’DITËT E FALENDERIMIT PËR SHBA-të’’ organizuan aktivitetin përmbyllës në sheshin “Nëna Terezë”, ku të ftuar special ishin shumë personalitete të mirënjohura të muzikës shqiptare, me ç’rast përformuan në skenë për të pranishmit.

Ligjeratë e hapur nga ligjërues të USAID-it

Tryezë Shkencore "Shtypi Shqiptar në SHBA"

Prishtinë, 24 nëntor 2017 – Shtypi shqiptar në Amerikë ka pasur një rol shumë domethënës për lirinë e pavarësinë e Kosovës, për demokratizimin e Shqipërisë dhe për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në viset jashtë trungut etnik shqiptar dhe në diasporë. Kështu u vlerësua në tryezën tematike “Shtypi shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës” që u mbajt të enjten në Prishtinë, në organizim të Kolegjit “Iliria”, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e falënderimit për Shtetet e Bashkuara të Amemrikës – Thank You USA”, në shenjë mirënjohjeje e falënderimi për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe çështjen shqiptare në përgjithësi.

Tryeza u fokusua në rolin dhe funksionin e Radios Nacionale Amerikane “Zëri i Amerikës” dhe të gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria”, dy prej medieve më popullore shqiptaroamerikane. Presidenti i Kolegjit “Iliria”, Prof. Dr Mixhait Reçi, në fjalën e hapjes së tryezës se shqiptarët i kanë mbajtur sytë kah Amerika në periudhat më të vështira të historisë së tyre.“Shtypi shqiptar në SHBA” i ka mbajtur shqiptarët e Amerikës të informuar e më afër njëri-tjetrit dhe ka dhënë kontribut shumë të madh në ruajtjen dhe kultivimin e ndjenjës kombëtare dhe ka mbjellur dëshirën për të punuar për për atdheun e kombin”, tha prof. Reçi. Prof. Dr Isak Shema, prorektor i Kolegjit, bëri një vështrim përmbledhës për historinë e shtypit shqiptar në botë, duke filluar prej gazetës së parë shqipe “Sshqiptari i Italisë” (L’Albanese t’Italia) të Jeronim De Radës, e deri te gazetat e revistat e ditëve të sotme.

Duke folur për historikun e shtypit shqiptar në SHBA, prof. Shema veçoi rolin e gazetës së parë shqiptare “Kombi’ për kohën kur u botua ajo, dhe të gazetave më jetëgjata dhe më prestigjioze, “Dielli” dhe “Illyria”. Po kështu, e veçoi rolin dhe funksionin e Radios “Zëri i Amerikës”.

Shaqir Salihu, i cili ka qenë gazetar e producent i “Zërit tëi Amerikës” për 32 vjet, foli për historikun, punën dhe rolin e fuksionin e këtij radiostacioni shumë popullor për “kauzat shqiptare”. “Zëri i Amerikës, si transmetues i politikave amerikane për përhapjen e lirisë e demokracisë në mbarë botën, për shumë kohë e ka pasur në qendër të vëmendjes Kosovën, sidomos gjatë viteve të luftës në Kosovë dhe pas luftës, deri në shpalljen e pavarësisë”, tha Salihu. Ai tha se në qendër të vëmendjes së “Zërit të Amerikës” kanë qenë edhe “zhvillimet e vrullshme” në Shqipëri, lufta e vitit 2001 në Maqedoni dhe lufta në Luginë të Preshevës. Z. Salihu tha se ka pasur plot ngjarje për të cilat ka raportuar me emocione të mëdha, por thekson momentin e çlirimit të Kosovës. “Kemi kaluar edhe momente të rëndësishe dhe epike, si ai i çlirimit të Kosovës e pastaj pavarësisë së saj pas gati një shekulli nën thundrën serbe. Momente ngazëllyese dhe rrënqethëse. Edhe sot kur i kujtoj ato kohë triumfi më ngjethet mishi dhe më lotojnë sytë”, theksoi ish-gazetari dhe producenti i “Zërit të Amerikës”, Shaqir Salihu.

Për historikun dhe profilin e gazetës “llyria”, si edhe për rolin e kontributin e saj për lirinë e pavarësinë e Kosovës, për demokratizimin e Shqipërisë dhe për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në trojet jashtë trungut të tyre etnik, foli gazetari i saj, Ramadan Muçolli.

“Gazeta ‘illyria’ u themelua në kohën e formësimit të lëvizjes politike demokratike në Kosovë dhe të artikulimit të vullnetit politik të popullit të Kosovës për liri, pavarësi e demokraci, si dhe në kohën e formësimit të lëvizjes për rrëzimin e komunizmit dhe demokratizimin e Shqipërisë’, tha ai. Ai theksoi se “Ilyria” kishte objektiv kryesor afirmimin e çështjes së Kosovës në qarkun e politikbërësve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë Kongresin, Senatin dhe Departamentin e Shtetit, madje edhe Shtëpinë e Bardhë. “Botuesi dhe redaksia e gazetës ishin një urë e fortë e lidhjes midis personaliteteve të rëndësishme të politikës amerikane, si në krahun e demokratëve ashtu edhe në krahun e republikanëve, udhëheqësve të lëvizjes politike të Kosovës, drejtuesve të shtetit shqiptar dhe përfaqësueve politikë të shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi e Luginë të Preshevës”, theksoi ai. Muçolli foli edhe për profilin e gazetës.“’Illyria’ është një ndër gazetat shqiptare më të besueshme. Ajo aplikon standarde të larta profesionale e etike, siç aplikohen në mediet prestigjioze amerikane. Ajo është gazetë e pavarur dhe e paanshme, por e hapur për mendime, pikëpamje dhe opinione të ndryshme”, theksoi ai.Muçolli tha se gazeta “Illyria” është fryt i përkushtimit për çështjen kombëtare të themeluesit e editorit të parë, Harry Bajraktari, editorit të dytë të saj Ekrem Bardha dhe editorit aktual, Vehbi Bajrami, por edhe stafit të gazetarëve e redaktorëve profesionistë.

Ai theksoi se të tre editorët e gazetës janë personalitete të respektuara në komunitetin shqiptar dhe në atdhe, njerëz të suksesshëm dhe shumë të devotshëm për çështjen kombëtare.

Kontributin e shtypit shqiptar në Amerikë e vlerësoi edhe Rektori i Kolegjit “Iliria”, Prof. Dr. Nuri Bashota.

Autor I artikullit: Gazetari i gazettes Illyria Press, 24.11.2017.

Koncert i madh festiv “THANK YOU USA” në qendër të Prishtinës

ILIRIA SIS

toeic_412578405.png

Vis Pre-Moot

 

Erasmus+ në Kolegjin ILIRIA

Klinika Juridike në Kolegjin ILIRIA, Gara e Arbitrazhit ne Vienë

Klubi i menaxhimit të projekteve në Kolegjin ILIRIA

Klubi i Programerëve dhe Robotikës në Kolegjin ILIRIA

Klinika Juridike në Kolegjin ILIRIA, Ndihmë Juridike Falas

Qendra e Biznesit në Kolegjin ILIRIA

Vizite studimore e studentëve të Kolegjit ILIRIA në korporatën "RUGOVE"

Studentët e Kolegjit ILIRIA realizuan vizitë studimore në fabrikën e produkteve ”Pi&Ki”, Elkos Group

Publikimet & Njoftimet