BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
 
Gjendeni këtu: Bordi i Kolegjit

Bordi i Kolegjit ILIRIA

Bordi i Kolegjit ILIRIA

Kolegji ILIRIA udhëhiqet nga Bordi i tij. Bordi i Kolegjit ILIRIA përbëhet nga profesorë të shquar vendorë, profesorë të Universitetit të Harvardit dhe nga profesorë të universiteteve tjera me renome botërore. Bordi i Kolegjit miraton politikat akademike, menaxheriale dhe partneritetet e Kolegjit ILIRIA. Anëtarët e Bordit luajnë gjithashtu një rol ambasadorial në mbështetje të Kolegjit  ILIRIA. Pjesë e këtij Bordi janë personalitete akademike me një kontribut të shquar në zhvillimet arsimore, shkencore dhe kombëtare. Kryetar i Bordit të Kolegjit  ILIRIA është Prof. Dr Nuri Bashota, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Kosovës.

Anëtarë të Bordit janë:

•    Prof.dr. Nuri Bashota - Kryetar i Bordit.

•    Dr. Janusz Szyrmer - Profesor në Universitetin e Harvardit, Pensilvani (SHBA), Universitetin e Oksfordit (Angli), Universitetin Qendror të Venecuelës dhe shumë universitete me renome botërore 

•    Dr. Siegfrid Ladnorg - Profesor në Universitetin e Vienës - Austri 

•    Dr. Moshe Landsman (Universiteti Ben Gurion, Izrael)

•    Dr. Bajram Pollozhani (Anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë)

•    Dr. Jane Nicholson – SHBA (Prorektore e Kolegjit ILIRIA)

Anëtarë nderi të Bordit të Kolegjit ILIRIA


Lartësia e Tij Princi Leka II Zogu është  Anëtar Nderi i Bordit të Kolegjit ILIRIA


Akademik Aleksandër Stipçeviq, Ilirologu me fame botërore



Nobelisti Ferid Murad, I njohur për kërkimet e tij në fushën e mjekësisë



Omer Kaleshi
, piktor me fame botëror që jeton dhe vepron në Paris



Philip Kotler, personalitetit dhe profesorë numër një në botë në fushën e marketingut

 

Untitled Document
Student Information System Login
 

toeic_412578405.png

Erasmus+

Publikimet & Njoftimet