BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
 
Gjendeni këtu: Dekanati

DEKANËT DHE KOMPETENCAT E FAKULTETEVE

 

Fakultetet do të drejtohen nga një Dekan, i cili do të kryesojë edhe anën menaxheriale edhe akademike të departamentit. 

Dekani i studimit konsiderohet i emëruar pasi të jetë propozuar nga Rektori dhe i konfirmuar nga Senati. Rektori duhet të mbajë së paku një gradën e ligjëruesit. Dekani mund të emërojë deri në dy Pro-Dekan. 

Dekani është përgjegjës ndaj Senatit për punët akademike të departamentit, ndërsa përgjegjësia për punët menaxheriale i dorëzohet Rektorit.

Dekani mund të shkarkohet pasi që Rektori dhe Senati kanë marrë një vendim të tillë të përbashkët. Nëse ekziston një konflikt i pëlqimit për shkarkimin e Dekanëve ndërmjet Senatit dhe Rektorit, Këshilli Drejtues do të vendosë përfundimisht për një çështje të tillë. Mandati i Dekan do të jetë 3 vjeçar.

 

Secili Fakultet do të ketë kompetencat si në vijim:

  • të rregullojë drejtimet mësimore dhe të studimit brenda departamentit;
  • organizon procesin e arsimit në fushat e autorizuara të studimit;
  • të realizojë kurikulat brenda programeve studimore të departamentit;
  • të organizojë procesin e vlerësimit dhe të shënojë performancën e studentëve;
  • T'i propozojë Senatit dhënien e gradave, pasi janë zbatuar udhëzimet dhe/ose rregulloret e dhëna;
  • të autorizojë komisione të apelit nëse një student i caktuar konsideron se e drejta e tij/saj për një vlerësim të drejtë është dëmtuar;
  • Të angazhohet në emërimin e stafit akademik, siç përcaktohet me këtë statut;
  • Të angazhohet në promovimin akademik, siç përcaktohet me këtë statut;
  • t'i propozojë Senatit shkarkime të stafit akademik; 
  • të shpërndajë kurset dhe orët e mësimdhënies në kuadër të stafit akademik dhe të administrojë mjetet mësimore;
  • Të zbatojë politikat e Senatit në lidhje me pranimet e studentëve;
  • për t'iu përgjigjur kërkesave të studentëve, siç përcaktohet me këtë Statut;
  • t'i dorëzojë Regjistruesit Akademik rezultatet e performancës së studentëve dhe reagimet e tjera të interesuara;
  • T'i adresojë rekomandimet e REKTORIT dhe Senatit në lidhje me çështjet akademike dhe menaxheriale;
  • Të obligojë personelin mësimdhënës që të marrë pjesë në hulumtime, në kuadër të politikave të Departamentit të Hulumtimeve;
  • të nominojë përfitues të bursave dhe granteve në Senat.

 

Çdo fakultet do të ketë buxhet specifik për zbatimin e detyrave të tij themelore. Pagat dhe skemat e tyre nuk përfshihen në buxhetin e fakultetit. Çdo fakultet duhet të sigurojë që REKTORI të informohet me nevojat financiare të tij.

Menaxhmenti i buxhetit të ndarë duhet të jetë autonom nga fakulteti.

 

toeic_412578405.png

ILIRIA SIS

Vis Pre-Moot

 

Erasmus+ në Kolegjin ILIRIA

Klinika Juridike në Kolegjin ILIRIA, Gara e Arbitrazhit ne Vienë

Klubi i menaxhimit të projekteve në Kolegjin ILIRIA

Klubi i Programerëve dhe Robotikës në Kolegjin ILIRIA

Klinika Juridike në Kolegjin ILIRIA, Ndihmë Juridike Falas

Qendra e Biznesit në Kolegjin ILIRIA

Vizite studimore e studentëve të Kolegjit ILIRIA në korporatën "RUGOVE"

Studentët e Kolegjit ILIRIA realizuan vizitë studimore në fabrikën e produkteve ”Pi&Ki”, Elkos Group

Publikimet & Njoftimet