BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
 
Gjendeni këtu: Presidenti

Presidenti

Presidenti
FJALIMI I PRESIDENTIT TË KOLEGJIT ILIRIA
ME RASTIN E CEREMONISË SË DIPLOMIMIT
 
Presidenti
Prof. Dr. Mixhait REÇI


Zonja dhe zotërinj!
Duke Ju përshëndetur përzemërsisht në emër të Kolegjit ILIRIA, kam kënaqësinë e veçantë t'ju drejtohem sot në një rast shumë të veçantë dhe domethënës për të gjithë ne.
Kam kënaqësinë e veçantë t'ju uroj sot mirëseardhjen në ceremoninë e promovimit të absolventëve të Kolegjit ILIRIA. Ditë, të cilën të gjithë e kemi pritur me padurim që nga fillimi i studimeve të kësaj gjenerate tre vite më parë.
Kjo është koha kur ne krenohemi me arritjet e studentëve tanë dhe i urojmë ata për këto arritje.

Siç jeni të informuar, Studentët tanë janë kontribues të dëshmuar të zhvillimit ekonomik e shoqëror të Kosovës. Ata janë pjesë e Qeverisë apo anëtarë të parlamentit. Pjesëmarrës aktiv në avancimin e politikave zhvillimore duke punuar në institucionet e Kosovës apo institucione hulumtuese. Menaxher të shkëlqyer në shërbimin doganor të Kosovës. Ekspertë që japin kontributin e tyre në Sistemin Bankar duke punuar si ekspertë në Bankën Qëndrore të Kosovës dhe ato komerciale apo në sistemet mikrofinanciare. Ata japin kontributin në sistemin arsimor duke qenë mësimdhënës të shkëlqyer.

Studentët tanë të diplomuar gati të gjithë janë punësuar. Ata, janë dëshmuar si krijues dhe udhëheqës të shumë bizneseve të fuqishme në Kosovë.
Si ekspertë në fushat juridike, ato të diplomacisë, të menaxhmentit dhe biznesit ndërkombëtar, të bankave dhe financave, si dhe të shkencave kompjuterike, studentët tanë janë dëshmuar si kontribues në shumë fusha të rëndësishme të jetës shoqërore dhe ekonomike në Kosovë dhe jashtë saj.
 
Të dashur absolventë, të nderuar familjarë
Si gjithmonë patëm shumë aktivitete që begatuan edhe më tej nivelin e këtij institucioni:
•    Kolegji ILIRIA bashkë më et e 8 shteteve themeluan "Rrjetin e eve të Adriatikut";
•    Presidenti i Kolegjit ILIRIA u bë anëtar i Klubit të Rektorëve të Evropës;
•    Në in e Oksfordit në ceremoni solemne Kolegjit ILIRIA iu nda Çmimi Evropian për Cilësi;
•    Realizuam Revistën shkencore me impakt faktor, të vetmen në shtetet në rajon, e cila është e pranuar në çarqet shkencore botërore. Kjo revistë pak kohë më parë u promovua në Berlin;
•    Pranuam një dhuratë shumë të vlefshme nga Ushtria Amerikane — qendra për edukim, përkrahur nga i i Merylandit dhe Kolegji i Teksasit në Bondsteel. Pranuam një bibliotekë të tërë librash. Me disa mijëra tituj librash shkencor në gjuhën angleze;
•    Pranuam dhuratë, gjithashtu shumë të vlefshme. Komplet një Galeri pikturash, nga Piktori shqiptar me famë botërore në Paris - Omer Kaleshi;
•    Organizuam koloninë ndërkombëtare të piktorëve nga Gjermania, Austria, Turqia, Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera të cilët i dhuruan piktura të vlefshme Kolegjit ILIRIA;
•    Krijuam Klubin e Robotikës dhe Mekatronikës dhe shumë klube tjera në të mirë të studentëve;
•    Organizuam shumë konferenca shkencore;
•    Patëm ligjërues nga Amerika dhe vende të tjera të Evropës;
•    Shpallëm Doktor Honoris Kauza ekspertin numër një në botë në shkencën e marketingut — Profesorin Philip Kotler;
•    Si anëtarë të Sekretariatit të Asociacionit të eve të EUROAZISË — EURAS zhvilluam aktivitetin e bashkëpunimit edhe me shumë e tjera;
•    Gjithashtu realizuam një sërë aktivitetesh dhe investimesh të cilat çojnë edhe më lartë nivelin akademik dhe shkencor të it ILIRIA;
•    Por për të mos qenë shumë modest, citoj vlerësimin zyrtar të ekspertëve të jashtëm të akreditimit (nga Anglia dhe vende tjera evropiane) - citoj "Kolegji ILIRIA ka nivelin shumë më të lartë se institucionet tjera në Kosovë për programet e njëjta të akredituara";
•    Nga NMT Leka I – Mbret i Shqiptarëve, ILIRIA shpallet  MBRETËROR;
•    Sistemi për informim te studenteve, sistem online për orë të ligjëratave, ushtrimeve, paraqitje të provimeve, vlerësime, konsultime etje;
•    Radio PLUS – ku studentet mund të praktikojnë dhe zhvillojnë njohuritë për komunikim

Të dashur Absolventë!
Ju ftoj që në këtë hov të madh për dije dhe zhvillim profesional të diplomoni sa më shpejtë. Ftoj që të mos ndërprisni studimet pas shkollimit në nivelin Bachelor por menjëherë edhe si të punësuar apo jo, të vazhdoni studimet e Masterit si në Kosovë dhe jashtë, sepse në konkurrencën globale të dijes ju duhet të jeni ngadhënjimtarë.
Kosova dhe kombi në përgjithësi ka nevojë për Ju dhe dijen tuaj, mendjen tuaj të ndritur dhe vizionin tuaj për jetën dhe punën. Duke mësuar ju i kontribuoni vetvetes, familjes, të tashmes dhe të ardhmes së vendit dhe shoqërisë.
Të dashur Absolventë!
Prindërit tuaj kanë sakrifikuar për shkollimin tuaj në të gjitha nivelet e shkollimit. Ata kanë bërë investimet më të mira në jetë duke investuar në fëmijët e tyre. Ne i respektojmë dhe përshëndesim prindërit dhe familjarët tuaj. Ju jeni pjesa më e vlefshme e jetës së tyre. Nga ju pritet që dijen dhe përvojat e fituara ti shfrytëzoni fuqishëm që të mund jeni fitimtarë në luftën e konkurrencës.
Ne si institucion kemi punuar që ju të aftësoheni profesionalisht të jeni ekspertë të shkëlqyer, por gjithashtu kemi punuar, që ju të zhvilloni aftësinë për të marrë vendime. Tek ju kemi zhvilluar besimin dhe dëshirën që fuqishëm ti qaseni punës. Që puna, përgjegjësia dhe kreativiteti në punë të ju karakterizojë dhe ato të bëhen virtyte tuajat, të cilat detyrimisht do të ju çojnë në suksese të përhershme.
Ne si Institucion i Arsimit të Lartë gjithmonë, që nga fillimi kemi qenë të përgjegjshëm për misionin që kemi marrë. Andaj ndihemi të lumtur që këtë përgjegjësi para atdheut dhe kombit po e kryejmë me sukses. Për këtë shkak, ne jemi prijës dhe kontribues të fuqishëm në zhvillimin e sistemit arsimor në Kosovë.
Të dashur Absolventë, të nderuar Familjarë!
Shpresojmë që sot, të kënaqeni të gjithë në ceremoninë tonë të promovimit të absolventëve dhe besojmë që kjo do të jetë një ngjarje e veçantë që do t'u ngelë kujtim përgjithmonë.
Ju faleminderit – Suksese!

Presidenti i Kolegjit ILIRIA shpallet anëtar i klubit të Rektorëve të Evropës
Untitled Document
Student Information System Login
 

toeic_412578405.png

Erasmus+

Publikimet & Njoftimet