BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
 
Gjendeni këtu: Rektori

Rektori

Fjala e Rektorit
Akademik Pajazit Nushi

Institucionin tonë të studimeve universitare e kemi emërtuar “ILIRIA”, sepse ky është emërtim  që ka domethënie shumë shtresore me rëndësi të posaçme për të gjithë studentët e prindërit e tyre, për gjithë personelin arsimor – shkencor dhe administrativ si më 2002 kur u themelua Kolegji ILIRIA ashtu edhe sot, si edhe nesër dhe përgjithmonë. Domethënia shumështresore e termit “ILIRIA” ka të bëj me komponentën studimore, shkencore,  kombëtare dhe historike.
Termi “ILIRIA” është simbolikë e origjinës së shqiptarëve me një përmasë të historisë demografike të popujve më të vjetër të Siujdhesës Ballkanike dhe të Evropës Juglindore përgjithësisht. Ajo që është trashëguar nga eksperienca  ilire që nga viti 500 para epokës së re është kapitali më i rëndësishëm i shqiptarëve të sotëm. Këtë kapital e përbëjnë gjenet  e shqiptarëve, gjaku i tyre, I cili  qarkullon nëpër mes të arterieve dhe venave të çdo shqiptari.
Vendi i tyre emërtohet në gjuhët e tjera “ALBANIA”, që ka kuptimin e vendit të agimit, kuptimin e vendit që në thelbin e jetës që zhvillohet në të, ilirët, Arbrit a shqiptarët  gjithmonë kanë synuar agun dritëdhënës për të gjithë, agun e njerëzishmërisë dhe të zhvillimit human të marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve si edhe ndërmjet tyre dhe të gjithë të tjerëve.. Pikërisht marrëdhëniet e këtilla janë murosur në traditën tonë dhe janë shpallur të kanunizuara nga vetë shqiptarët.
Ta ruash dhe ta kultivosh këtë traditë njerëzore duke ia përshtatur kushteve dhe raporteve evropiane është detyra e jonë, detyra kryesore e institucionit Kolegjit “ILIRIA”. Kjo detyrë e shenjtë sot realizohet në Kolegjin ILIRIA duke zhvilluar sisteme bashkëkohore të informacioneve,  duke përshtatur metodat mësimore e shkencore aftësive individuale të studentëve dhe duke krijuar kushte optimale për zhvillim të aftësive dhe të shprehive të punës për të mësuar dhe hulumtuar sipas kërkesave reale të tregut të punës si  në rrafshin kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Kualiteti përgatitës i kuadrove të këtij institucioni universitar është produkt i angazhimit të përbashkët në ngritjen e cilësisë së veprimtarisë arsimore, kulturore dhe shkencore të Kolegjit “ILIRIA”. Ngritjen e cilësisë së veprimtarisë sonë arsimore, kulturore dhe shkencore e përsosim vazhdimisht duke harmonizuar të arriturat bashkëkohore, kërkesat e tregut të punës dhe synimet zhvillimore afatgjate dhe optimalizuar  fuqitë krijuese të punëtorëve të zgjedhur arsimor e shkencor të Kolegjit ILIRIA. Secili që regjistrohet në këtë institucion duhet të di se ai do të jetë bashkëndërtues i kulturës mësimore e shkencore tashmë të verifikuar në teorinë dhe praktikën gati dhjetëvjeçare të Kolegjit ILIRIA.
Ju priftë e mbara!

Untitled Document
Student Information System Login
 

toeic_412578405.png

Publikimet & Njoftimet