Kolegji ILIRIA ka themeluar Zyrën e Cilësisë e cila ndjek dhe analizon cilësinë e procesit mësimor, metodologjisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies, raportet profesor-student, zbatimin dhe avancimin e kurrikulave, etj. Kjo zyrë është një organ ekzekutiv brenda Kolegjit, që ka dhënë rezultate të shkëlqyera në zbatimin e filozofisë së Kolegjit ILIRIA.
Në samitin Evropian të liderëve, në Universitetin e Oxfordit, në një ceremoni solemne Kolegjit ILIRIA iu nda Çmimi Evropian për Cilësi.